Flying Angel Heart

6.04.2013

Berisha takon lojëtarët e Kombëtares: Qeveria do ketë një premio për fitoren, e meritoni plotësisht

 

 

Berisha gjate takimit me kombetaren

Kreu i qeverise, Sali Berisha ka takuar mesditen e sotme lojetaret e Kombetares, per t’i mbeshtetur ata per ndeshjen e rendesishme me Norvegjine.

Gjate takimit me ata ai ka theksuar se pret nje rezultat pozitiv ne ndeshjen me Norvegjine, duke shtuar se ne rast fitoreje, qeveria do te jape edhe vleresimin e merituar.

Ai ka falenderuar lojtaret dhe trajnerin per punen e madhe qe kane bere.

“Ju garantoj se do te perpiqemi tu mbeshtesim edhe me shume, ju e meritoni plotesisht se keni deshmuar talentin, aftesine, futbolli ehste nje sport me nje dinamizem te paimagjinueshem. Nuk jam nje shikues, e ruaj per kulme dhe kur pashe spanjollet thashe paskan arritur qiellin, kur pashe gjermanet ishim me larg se qielli”- tha Berisha.

Sipas tij syte e shqiptareve kudo qe jane, jane ne stadium ne daten 7 dhe presin fitoren, edhe pse loja eshte loje. “Gjakftohtesia eshte kryesore, emocionet nuk duhet te erresojne mprehtesine ne fushe”- tha ai.

0 σχόλια:

Post a Comment