Flying Angel Heart

6.04.2013

Propozimet më romantike për martesë

 

Bëjeni të dashurën të ndihet mbretëresha e jetës suaj, propozojini asaj në mënyrpropozimet-per-martese-1-150x150ën më përrallore, që të mbetet një kujtim i paharruar

Keni në mendje të martoheni? Ajo ju ka folur pafund sesi miqtë e saj dhe të huajt, kanë bërë propozime fantastike, që e kanë lënë pa mend? Filloni të mendoni dhe ju për një ide unike, pasi kjo do të jetë një nga ato historitë që do ta tregoni gjatë gjithë jetës, në mbrëmjet me miqtë, në restorante me të huajt, apo edhe në orët e gjata të qëndrimit në parukeri. Midis 50 ideve të mëposhtme zgjidhni propozimin ideal dhe shpresoni që të merrni përgjigjen pozitive.

Propozimi në publik

1. Nëse keni prirje për të qenë dramatik, lidhuni me producentin apo menaxherin e një shfaqjeje dhe propozojini të dashurës suaj në momentet e fundit përpara se spektakli të mbarojë. Sigurohuni që edhe asaj t’i pëlqejë propozimi në publik.

2. Pronotoni një faqe të plotë reklamash në gazetën e përditshme, që gruaja juaj e ardhshme lexon. Kjo do të jetë një surprizë mahnitëse, të cilën ajo nuk do ta harrojë kurrë.

3. Paguani një karikaturist në rrugë t’ju bëjë të dyve një portret. Në pikturën tuaj të shkruajë propozimin dhe në të sajën pohimin për martesë.

4. Shkoni në një akuarium të madh dhe në shfaqjen rutinë që bëhet me delfinët dhe peshqit, rregullojeni me zhytësit të bëjnë surprizën tuaj. Më parë përgatitni me shkrim dore tekstin dhe në momentin kur ju dhe e dashura juaj do të jeni duke parë në akuarium, një palombar të afrohet pranë xhamit dhe t’ia paraqesë propozimin.

5. Nëse e dashura juaj është një tip aventuror, propozimi juaj duhet të jetë i tillë. Nisni së bashku me të një gjueti thesari. Fillojeni me të dhëna të lehta në shtëpi. Vazhdojeni me mistere të vockla në pikat tuaja të preferuara të qytetit dhe në destinacionin e fundit gjeni thesarin e martesës suaj të ardhshme.

6. Në një mbrëmje kërcimi dhe feste, kërkojini DJ ose liderit të bandës t’ju japë mundësinë e të folurit në mikrofon për disa çaste ose mund të këndoni një këngë, e më pas të bëni propozimin në pistën e vallëzimit.

7. Punësoni një aviator të shkruajë në qiell propozimin, mundësisht edhe me emrin e të dashurës, që të mos krijohen keqkuptime.

8. Nëse planifikoni të bëni një udhëtim me avion, përdornin sistemin e lajmërimit të stjuardesave për të bërë deklaratën tuaj të dashurisë.

9. Shfaqeni propozimin tuaj martesor në një reklamë të krijuar prej teatrit vendas. Sigurohuni që të jeni në kohën e duhur të shfaqjes së pamjes.

10. Krijoni një festë me të gjithë miqtë dhe familjarët tuaj. Jepini atyre të veshin një bluzë ku të shkruhet nga një shkronjë e veçantë. Në momentin e caktuar mblidhini ata së bashku dhe do të formohet propozimi “Dëshiron të martohesh me mua?”

Propozimi në shtëpi

11. Për një surprizë të thjeshtë, pasi e dashura juaj të flejë, zëvendësojeni unazën e përditshme që ajo mban në kutinë e bizhuve, me unazën e fejesës, në mëngjes kur të zgjohet do të mbetet e shokuar.
12. Shkruajini një letër dashurie me propozimin martesor në fund. Futeni në librin e saj të preferuar apo në atë që po lexon momentalisht dhe në çastin kur ajo të zbulojë shënimin, jepini ëmbëlsisht edhe unazën.

13. Fikni të gjitha dritat e apartamentit tuaj dhe krijoni një udhë qirinjsh, të cilat të udhëheqin në një qark, ku është vendosur unaza e martesës.

14. Nëse jeni të sigurt që përgjigjja e saj do të jetë pozitive, vërjani unazën në gisht gjatë gjumit e zgjojeni me shampanjë dhe luleshtrydhe. Fillimisht gjesti do të duket romantik, por kur ajo të shohë unazën gjërat do bëhen serioze.

15. Lidhni përmes shtëpisë suaj një fjongo të kuqe. Në çdo pjesë të saj ngjisni kujtimet më të bukura të lidhjes suaj. Në fund të fjongos qëndroni ju me unazën në duar.

Propozimi me anë të teknologjisë

16. Regjistroni deklaratën tuaj të dashurisë dhe propozimin për martesë dhe hidheni atë në iPodin e të dashurës suaj. Në momentin kur ajo do ta hapë atë për të dëgjuar muzikë, do të dëgjojë edhe propozimin tuaj.

17. Filmojeni propozimin që do t’i bëni njeriut tuaj të zemrës dhe ngarkojeni atë në YouTube. Mblidhuni së bashku për të parë “një film” dhe tregojani online.

18. Merrni kamerën e saj dhe shkoni te vendet e preferuara të së dashurës suaj. Sigurohuni që të keni edhe një mik me vete, në mënyrë që t’ju fotografojë, duke mbajtur në dorë propozimin tuaj. Më pas jepini të dashurës kamerën dhe kërkojini t’ju hedhë në kompjuter fotot, ajo do t’i shohë me siguri.

19. Një tjetër mënyrë fantastike, është propozimi me anë të mesazheve. Shkruajini të dashurës suaj mesazhe që do ta orientojnë atë të vijë drejt jush, përgjatë rrugëve që ajo nuk i njeh. Në çastin final, do t’ju zbulojë juve të ulur në gjunjë.

20. Krijoni një faqe në internet, ku ju shprehni dashurinë dhe qëllimet tuaja për të dashurën. Lërini asaj vetëm adresën e faqes dhe pasi propozimi të pranohet zyrtarisht, ajo do të jetë e lumtur t’ia dërgojë atë faqe të gjithë miqve dhe familjarëve.

21. Krijoni një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit me vendin ku do t’i propozoni të dashurës dhe kërkojini familjes suaj ta ndjekë atë kanal në internet.

Propozimi në ushqim

22. Vëreni kutinë që përmban unazën e saj në një pjesë të ëmbëlsirës, që do t’jua shërbejë kamerieri në restorantin e preferuar.

23. Në një kuti çokollatash të shijshme, ndër të tjera fshihni edhe unazën tuaj, më pas dhurojani atë të dashurës.

24. Kërkojini pastiçierit të shkruajë përreth pjatës së saj me çokollatë propozimin “Do të martohesh me mua?”.

25. Porositni një tortë që ka të shkruar propozimin tuaj. Torta do të shfaqet në një vitrinë dyqani teksa ju kaloni me të dashurën tuaj dhe më pas uluni në gjunjë e kërkojini të bëhet e juaja.

26. Nëse dëshironi mund të ndiqni edhe metodën klasike, futeni unazën e martesës në një gotë shampanjë, apo porosisni një pije që ka të shkruar në fund propozimin tuaj.

Propozimi me lojë

27. Krijoni fjalëkryqin tuaj personal dhe përgatituni ta ndihmoni të dashurën ta plotësojë atë teksa ajo ha mëngjesin.

28. Shkruajeni propozimin me yje fosforeshentë, ngjitini ata në mur, fikni dritën dhe shtrihuni në shtrat. Në këto momente do të shfaqet pamja mahnitëse e fjalëve tuaja më të ndjera.

29. Me magnetet që ngjiten zakonisht në frigorifer, krijoni fjalët që doni të thoni dhe thjesht lëreni të dashurën tuaj ta zbulojë.
30. Hyni vjedhurazi në zyrën e saj dhe shkruajini mbi tavolinë propozimin që keni përzgjedhur. Qëndroni të fshehur derisa ajo ta zbulojë dhe më pas shfaquni.

31. Kërkojini të dashurës suaj të provoni së bashku unazat e duhura për të. Kur ajo t’ju akuzojë se po i prishni surprizën, atëherë nxirrni unazën që keni përzgjedhur më parë dhe jepjani.

32. Luani lojën e famshme “hangman” dhe në të perifrazoni fjalën “Martohu me mua”.

Propozimet e vjeshtës dhe dimrit

33. Përgjatë festës së Hallouinit sfidojeni atë në një garë gdhendjesh kungulli. Në kungullin tuaj shkruani propozimin e përzgjedhur.

34. Shkruani “Do të martohesh me mua?” në pjesën e poshtme të një balone dhe së bashku me të dashurën ngrijeni në fluturim, derisa ajo ta pikasë propozimin tuaj.

36. Kërkojini miqve tuaj t’ju organizojnë një piknik të shijshëm në park. Dilni së bashku me të dashurën për një shëtitje dhe silleni atë në mënyrë surprizë në piknikun e përgatitur.

36. Shkruajeni propozimin e martesës në xhamin e makinës së saj, në një ditë të acartë dhe me dëborë, kur të dallohen qartë fjalët që keni shkruar.

Propozimi i pranverës dhe verës

37. Shpreheni dashurinë tuaj dhe qëllimin për martesë në një kopsht me lule kur gjithçka po lulëzon.

38. Angazhojini familjarët tuaj në një festë zgare dhe planifikoni diçka të veçantë për mënyrën sesi do t’ia kërkoni dorën për martesë.

39. Shkoni në plazh dhe ndërtoni një kështjellë prej rëre. Vendoseni unazën në kullën më të lartë, pastaj kërkojini të dashurës suaj ta shikojë veprën tuaj.

40. Një natë përpara se të shkoni në plazh, shkruani një poezi apo disa fjalë zemre, rrotullojeni në mënyrën e letrave antike, futeni në shishe dhe mbulojeni atë me rërë në breg. Sigurohuni që të nesërmen, e dashura juaj ta marrë mesazhin në shishe dhe mos harroni të keni me vete unazat.

Propozimi i veçantë

41. Nëse keni aftësi artistike dhe ju pëlqen të bëni gjëra të veçanta, përdorini mjetet tuaja për të bërë propozimin ideal. Për shembull, nëse jeni një skulptor krijoni një kuti apo vepër të veçantë arti, ku të futni unazën e martesës.

42. Blini kafshën që ajo gjithnjë ka dashur (një lepurush, një mace apo një qen) dhe lidhini së bashku me një fjongo unazën rreth qafës.

43. Së bashku me të dashurën shkoni në një vend special për të vendosur një thesar tuajin, që do të mbartë sendet tuaja. Thojini asaj, se dëshironi që këtë thesar ta hapni vite më pas dhe se nuk ka asnjë kuptim nëse nuk ka brenda edhe foton tuaj të fejesës, kështu që bëni një foto duke i propozuar dhe duke i dhënë unazën.

44. Merrni me qira një motor “Vespa” dhe ftojeni të dashurën tuaj për një shëtitje. Në kaskën e motorit, lërini unazën e propozimit dhe kur të keni mbaruar fjalët e dashurisë, bëni një shëtitje rreth qytetit për ta festuar.

45. Takohuni për një pije në barin e ndonjë hoteli luksoz. Kur të vijë momenti i duhur, kujtojini si rastësisht se keni porositur një dhomë aty. Kur të hapet dera e dhomës së hotelit, do të keni vënë në të trëndafila, qirinj dhe shampanjë, do të jetë një propozim shumë surprizues.

Propozime të thjeshta

46. Hartoni një listë me dhjetë arsye përse dëshironi të martoheni me të dashurën tuaj. Lexojani asaj përballë një turme njerëzish ose ngarkoni njerëz të caktuar që t’ia japin asaj një e nga një dhe të fundit dhurojani vetë së bashku me unazën.

47. Gjeni një kuti të madhe frigoriferi dhe mbështilleni me fjongo që të duket si një kuti dhurate. Futuni brenda saj dhe paraqiteni veten me mbishkrimin “Një dhuratë që do ta kesh për të gjithë jetën”. Më pas lëreni të dashurën tuaj të zbulojë surprizën e bukur.

48. Futeni unazën e martesës në një kuti cerealesh dhe tregohuni të vëmendshëm që ajo ta zbulojë atë gjatë kohës kur përgatit mëngjesin.

49. Krijoni skenën e ngjashme të filmit të saj të preferuar. Vishuni me veshjen e përshtatshme që i afrohet më së shumti protagonistit të filmit dhe lëreni shfaqen të fillojë. Për shembull mund të krijoni skenën e fundit të filmit të njohur ‘Pretty Woman”, merrni me qira një limuzinë dhe dilni një dritaren e saj të sipërme me një tufë lulesh, duke deklaruar dashurinë tuaj.

50. Parkoni makinën tuaj përpara shtëpisë së saj dhe në bokset e mëdha vini këngën e saj të preferuar dhe bëni propozimin tuaj fantastik.

Gabimet që duhen shmangur

Para së gjithash duhet të keni parasysh rëndësinë themelore që ka propozimi për martesë, ndaj duhet t’u kushtoni shumë vëmendje detajeve. Ja disa gabime që nuk duhen bërë gjatë propozimit për martesë.

1. Të propozoni pa unazë. Deklarata e dashurisë ka rëndësinë e saj thelbësore, por është unaza ajo që vulos gjithçka të thënë. Për këtë arsye mos gaboni të kërkoni martesën pa unazë, sepse një grua kurrë nuk e quan legjitime kërkesën e tillë. Shtoni këtu edhe dëshirën që ajo ka t’ua tregojë lajmin e mirë të gjithë miqve dhe familjarëve.

2. Të propozoni shumë shpejt. Nëse e dashura juaj ka gjithçka që ju po kërkoni, atëherë mos u ngutni, jepini asaj kohën e duhur, që të ketë vendosmërinë në çastin final. Nëse veproni shumë shpejt, ajo do t’ju përgjigjet se duhet të mendohet rreth propozimit tuaj dhe kjo nuk është diçka e mirë.

3. Propozimi në publik. Është e qartë se kur jeni të dashuruar kërkoni që e gjithë bota ta dijë për ndjenjën tuaj. Nga ana tjetër ka të dashura që nuk u pëlqen t’i bëjnë ndjenjat publike apo ndihen jo rehat në një ambient të mbushur me njerëz, ndaj tregoni kujdes.

4. T’i thoni kujtdo. Ky është një tjetër gabim që duhet të shmangni, sepse kurrë nuk i dihet se cilit prej shumë njerëzve që i keni treguar, mund t’i rrëshqasë ndonjë fjalë pa dashje. Nëse nuk doni të prishni surprizën, bëni të mundur që sa më pak njerëz ta dinë.

0 σχόλια:

Post a Comment