Flying Angel Heart

6.04.2013

SA MERZI


Çdo njeri sëmundjen e urrenë
Çdo njeri dëshiron t’ketë përjetë shendet
 
Çdo njeri e urren pleqërin
Çdo njeri dëshiron gjithmon rini 
 
Çdo njeri e urren vdekjen
Dhe kur vdes sytë s’i mbyll
 
për të gjitha këto Sa merzi
Që godasin çdo njeri
 
Sa keq që s’gjejmë ilaq
Edhe pse ka shumë teknologji
 
Ah sa merzi për ne
ilaqin si ta gjejmë
 
Mos humb shpresen
o njeri Se  ka  ilaq
 
nuk është pije as ushqim
por besim besim besim
 
kush dëshiron shendetin, rinin
dhe pavdekshmërin
 
përuliuni dhe mbeshtetiuni  Atij
që ka krijuar gjithsinë
 
dhe ilaqi është premtimi I Tij
shëndet , rini dhe përjetsi
 
është ilaq I jetës tuaj
rrespekto çdo Fjalë të Tij.

0 σχόλια:

Post a Comment