Jam penduar,
Edhe vetën e gjykojë,
Edhe shpirtit i thash ndal,
Se veprat e këqija më bëjnë dëm.
Unë jam mëkatar,
Të lutem Zot me fal Ti!
Se shumë unë kam bërë mëkate ,
Kam bërë vetës padrejtësi.
Askujt tjetër nuk i lutem,
Veq në Ty Zot unë kam shpresë,
Ashtu siq më ke krijuar,
Unë tek Ti do të kthehem .
Më ke krijuar pa mëkate,
Në mitër të nënës më ke dhënë shpirt.
Më ke dhënë mendje të shëndoshë,
Që të di ç’është keq e mirë.
Tani unë kur e kuptova,
Për çka neve na ke krijuar,
Kur e pash unë të vërtetën ,
Nga gjërat e kota jam larguar .
Më mëshirën Tënde u pendova ;
Do të mundohem të bëjë veq mirë ,
Që të kthehem në rrugën Tënde
Rrugë e drejtë me plot dritë.
Dëshiroj që në prag të vdekjes,
Kur meleku më thërret për shpirt,
Që të kthehem në atë botë
Pa mëkate si jam lind.


GBP Exchange Rate
Time in Berat








0 σχόλια:
Post a Comment