Flying Angel Heart

6.04.2013

Topi: Problemi kryesor, kryeministri Sali Berisha

 

 

 

TIRANE- Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi  gjatë një takimi me banorë të Njësisë Nr.1 në Tiranë tha se problemi më i madh i këtij vendi është kryeministri, Sali Berisha.

“Vërtetë i kam trajtuar dy partitë e vjetra në mënyrë ekuivalente, por sot unë do të filloj ta diferencoj. Vërtetë kanë faje të dyja, të cilat po i vuan shoqëria, por duke iu referuar aktualitetit, problemet kryesore lidhen me ato që po mbyllin një cikël 8- vjeçar në pushtet. Gjithnjë e më shumë lidhet dhe personalizohet me emrin e kryeministrit, i cili ka marrë rrugët e Shqipërisë duke dhënë premtimet e rradhës, premtime që nuk janë gjë tjetër vetëm një tentativë për demagogjinë e rradhës.”- tha Topi në fjalën e tij.

Ish Presidenti, duke iu referuar çështjes së pronës, bëri thirrje që më 23 qershor tiranasit, dhe jo vetëm të dënojnë me votë këtë qeveri, të paaftë dhe të korruptuar, me një kryeministër, siç e quajti ai, mashtrues.

FRD, tha Topi, ka në themel të programit të vet çështjen e pronës, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë.

0 σχόλια:

Post a Comment