Flying Angel Heart

6.04.2013

Mëhilli: Isaraj tentoi të na nxjerrë nga rruga me makinë. Deputeti: S’mbulohet paniku me gjethe fiku

 

 

TIRANE- Deputeti i PS-se, Arben Isaraj e ka quajtur nje skenar halucinant akuzen e zedheneses se kryeministrit, Erla Mehilli se ai ka tentuar t’i nxjerre jashte rruge me makine.

Reagimi, njesoj si edhe denoncimi ndaj tij, eshte bere po ne rrjetin social Facebook.

“Zedhenesja e Kryeministrit ka shpikur sot nje skenar halucinant aksidenti, sipas te cilit, une i jam vene pas ne rolin e “kamikazit”, per ta “asgjesuar” fizikisht dhe per te “rrembyer’ fjalimin e Roskovecit. Sindroma e shefit te blinduar duket se ka prekur edhe cupezen me fantazi te shfrenuar”- shkruan Isaraj, duke shtuar se paniku nuk mbulohet me gjethe fiku.

Akuza e Mehillit

Zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli shkruan ne Facebook se deputeti socialist, Arben Isaraj ka tentuar që të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonte ajo me zyrën e shtypit.

Incidenti sipas saj ka ndodhur rruges per ne Fier, nderkohe qe Mehilli me zyren e shtypit shoqeron kreun e qeverise, Berisha per mitingun e sotem ne Roskovec.

“Rruges per ne Fier, ne autostrade, nje makine, me vetedije te plote, pasi na u afrua dhe pa kush ishte ne makine tone, tentoi te na nxirrte nga rruga makinen ku udhetoj une dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon ne dalje te Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partise Socialiste Arben Isarai. As qe dua ta di as per te vellain qe e ka kriminel dhe burgaxhi, as per ate vete ate qe eshte deputet. Ketu do lahen te gjitha,” shkruan Mëhilli.

0 σχόλια:

Post a Comment