Flying Angel Heart

6.04.2013

U mashtrova pasi kujtoja se supermodelja më donte…”

 

 

Një nga shkencëtarët më të njohur në Britaninë e Madhe, është arrestuar dhe mbahet që prej janarit në një burg në Argjentinë me akuzën e trafikut të drogës. Megjithatë 68 vjecari Paul Frampton pretendon se është viktimë e një mashtimi në të cilën përfshihet edhe një modele seksi. Sipas tij ai fliste në një faqe lidhjesh në internet me modelen seksi Denise Milani e cila është shpallur Miss Bikini ëorld 2007 nga revistat Maxim dhe FHM dhe aktualisht jeton në SHBA. Ai rrëfeu se ai kishte shkuar në Bolivi dhe kishte qëndruar atje 10 ditë në pritje të modeles për të nisur një jetë të re së bashku ashtu sic kishin folur në internet. Më pas 68 vjeçarit iu tha po në internet se duhej të shkonte në Argjentinë për të marrë një valixhe për të cilën i thanë se i përkiste modeles. Ai duhej ta transportonte në Peru, ku do takohej me dashurinë e jetës së tij.
Por ai u arrestua në aeroport në Buenos Aires ndërsa po tentonte të hipte në një avion për Peru, së bashku me valixhen e cila kishte brenda dy kilogram kokainë. Frampton
tani beson se ishin anëtarët e një bande mafioze amerikano-jugore që po e tërhiqnin atë në planin e tyre për të transportuar një valixhe me drogë megjithëse akoma nuk dihet nëse modelja seksi është e përfshirë në këtë mashtrim.
“Ndoshta duhet ta kisha kuptuar se ishte një mashtrim shumë i mirë dhe shumë inteligjent,” tha shkencëtari i cili rrezikon 16 vite burg. Megjithatë komuniteti i shkencëtarëve po lufton fort për lirimin e tij. Në krah të tyre është edhe ish e shoqja e cila thotë se megjithëse është një shkencëtar i zotë, ështëshumë naiv

0 σχόλια:

Post a Comment