Flying Angel Heart

6.04.2013

DASHURIJA

  

Bota është e vogël e
në të nuk mundem me u fsheh, e
as në gjithësi,
edhe pse është e gjerë.

Nuk mund të jem i vetmuar,
edhe kur jam vetëm;
dikush më thërret në të mirë, 
e dikush më pëshpërit për të keq.                             
Mua po më thërrasin
në dashuri e butësi,
e tjetri në urrejtje e në të keq.
Jam hutuar çfarë kam për të zgjedh.                                    
Dashuria në zemër vend ka gjet.
E urrejtja dhe dashuria
nuk qëndrojnë në të njëjtin vend
si zjarri dhe uji në të njëtën enë                          

Zgjedhe dashurinë!
Përgjigju e mos u huto!
Mos iu përgjigjë  atij që të urren,
por Atij që të donë.

Kanë fituar ato zemra,
që në to ka butësi e mëshirë,
Se kështu fitohet dashurija,
e jo me urretje e vrazhdësi!

0 σχόλια:

Post a Comment