Flying Angel Heart

6.04.2013

Horoskopi ditor i dates 4/6/2013

Dashi

Jeta juaj ne çift do kaloje një dite te tensionuar sot. Do keni goxha mosmarrëveshje me njeri-tjetrin dhe nuk do arrini dot te ruani gjakftohtësinë. Beqareve do iu duket sikur yjet I kane harruar, por ne fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Përgatituni për një surprize emocionuese. Dielli do jete planeti me i favorshëm për financat. Do tregoheni shume te kujdesshëm dhe situata do përmirësohet.

Demi

Sektori I dashurisë do jete gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Venusi do iu nxite te tregoheni me te matur me fjalët dhe nuk te bëni deklarata te shumta dashurie. Beqaret do jene gjithë kohës optimiste edhe pse mundësitë për takime interesante nuk do jene te mira. Ne planin financiar do i tejkaloni te gjitha problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni me te qete.

Binjaket

Qetësia qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift do iu shijoje pa mase gjate kësaj dite. Do i sqaroni mosmarrëveshjet dhe do jeni me optimiste. Beqaret nuk do e keni gjithë kohës mendjen tek jeta sentimentale dhe do e marrin çdo gjë si t’iu vije. Ne momentin qe ata me pak e presin do ndodhe diçka e veçante. Ne planin financiar dita do jete goxha e vështirë. Kujdes!

Gaforrja

Jeta sentimentale e çifteve do jete me bukur sesa ata e mendonin. Do e dyfishoni përkujdesjen për atë qe keni ne krah dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret duhet t’i lënë te tjerët t’i joshin dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm kështu do arrini te krijoni një lidhje. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Do bëni edhe shpenzimet e nevojshme dhe buxheti nuk do ketë tronditje.

Luani

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme. Do komunikoni dhe do bashkëpunoni me se miri me njeri-tjetrin dhe nga ana tjetër nuk do mbani mëri për ato qe keni kaluar. Beqareve do iu shkoje me se miri jeta sentimentale, vetëm se nuk duhet te nxitohen me shume sesa duhet. Ne planin financiar mos prisni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk ka për te ndodhur.

Virgjeresha

Ka shume mundësi qe partneri te ketë shume dyshime se ju e tradhtoni dhe do ua beje ditën te padurueshme. Mundohuni te mos nevrikoseni, por te flisni me qetësi dhe te zgjidhni çdo problem. Beqaret do ndihen si te përhumbur dhe nuk do e kenë aspak mendjen te dalin neper takime. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Gabimi me i vogël do iu kushtoje shtrenjtë.

Peshorja

Me Jupiterin ne jetën tuaj ne çift çdo je do shkoje me se miri sot. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te diskutuar për disa tema delikate te cilat me pare as qe mundeshit t’i preknit. Nëse jeni ende vetëm, sot do filloni t’i shihni gjerat më me qetësi dhe kthjelltësi. Ne planin financiar do kryeni disa transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë shume shpejt këtë sektor.

Akrepi

Dite mjaft e animuar dhe harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje sipas planeve. Nëse lidhja juaj ka pasur probleme dhe vështirësi bëni çmos qe t’i përmirësoni sa me pare. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status prandaj është e kote qe te mundohen. Për planin financiar situata do jete konfuze dhe pengesat do duken sikur nuk do mbarojnë.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për jetën sentimentale te të dashuruarve, megjithatë nuk duhet ta teproni me kërkesat. Beqaret nuk do jene aspak te favorizuar nga yjet dhe kjo do i mërzitë pa mase. Mundohuni te merreni me diçka qe te humbisni mendjen. Financat do jene delikate, por fale një menaxhimi me te mire do arrini ta stabilizoni situatën.

Bricjapi

Do jeni shume nostalgjike sot për kohet qe keni kaluar dhe do ëndërroni gjate gjithë kohës. Mundohuni te tregoheni sa me realiste qe te mundeni nëse doni qe te ndiheni me mire. Beqaret jo vetëm qe do fillojnë një lidhje, por ajo do jete me pasiononte sesa ata mendonin. Rrethanat ne planin tuaj financiar do kthehen ne favorin tuaj. Beni investimet dhe transaksionet me te rëndësishme.

Ujori

Pas një periudhe te mbushur me debate dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do rilinde dielli. Marrëdhënia me partnerin do jete me e qete dhe me e kënaqshme. Beqaret serish do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë as sot fat. Ne planin financiar nuk duhet te prisni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk ka për te ndodhur. Kënaquni me aq sa keni.

Peshqit

Merkuri do iu ndihmoje te rivendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift sot. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do tregoheni me te kuptueshëm dhe do toleroni gjithë kohës. Beqaret do kenë një dite me te animuar edhe pse nuk do e takojnë as sot dashurinë e madhe te jetës se tyre. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do keni probleme te paimagjinueshme.

0 σχόλια:

Post a Comment