Flying Angel Heart

6.04.2013

Berisha: Mos dëgjoni Ramën, liberalizojmë vizat me SHBA

DIVJAKE- Në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Sali Berisha u ndal në Divjakë nga ku përsëriti edhe njëherë premtimin e tij për liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ftoi qytetarët që të mos besojnë Edi Ramën, pasi ai është njeriu që i kërkoi Brukselit të mos i liberalizonim vizat me Bashkimin Evropian.

“Bashkë me ju do të liberalizojmë vizat me SHBA-të, vendin e madh të lirisë. Mos dëgjoni Edi Ramën, sepse edhe atëherë i thoshte Brukselit, mos i hiq vizat sepse 800 mijë shqiptarë do të dynden në Evropë. Ato që shpallim ne i bëjmë realitet”- theksoi Berisha.

Berisha u ndal edhe tek sistemi i taksimit, duke e cilësuar taksën progresive, të premtuar nga Rama si të shkatërrimit.

“Sot  në Shqipëri po përballen 2 plaforma, e jona, e taksave të ulta, 10 përqind, taksa e ndershme, në të cilën ai që fiton 10 paguan 1, 100 paguan, 10, etj. Taksa progresive është shkatërrimtare për bizneset dhe investimet.”- u shpreh kryeministri.

Berisha u shpreh po ashtu edhe kundër heqjes së TVSH-së për 5 ushqimet bazë, pasi sipas tij, kjo taksë është mbrojtja e vetme për fermerët shqiptarë, nga prodhuesit e huaj.

0 σχόλια:

Post a Comment