Flying Angel Heart

6.04.2013

Muxhahedinët, SHBA përgëzon Shqipërinë: Partner i fortë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kë përgëzuar edhe njëherë qeverinë shqiptare për ofertën e saj bujare për të ofruar strehim për 210 muxhahedinët.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton për mbërritjen e 30 muxhahedinëve të tjerë në Shqipëri më 31 maj, duke e çuar në 44 numrin total të muxhahedinëve që vijnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut.

Në ditët në vazhdim pritet të vijnë edhe të tjerë, për të plotësuar numrin 210 që Shqipëria ka pranuar të strehojë.

Shqipëria vazhdon të jetë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Irak, theksohet në deklaratë.

SHBA bën thirrje për zhvendosjen sa më të shpejtë të këtyre banorëve nga kampi, pasi siguria e banorëve në kamp mbetet një shqetësim i madh.

Strehim i 210 muxhahedinëve, është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

0 σχόλια:

Post a Comment