Flying Angel Heart

6.04.2013

Rama i kërkon Llallës Task Forcë hetimi për zgjedhjet

 

 

Shkresa e Rames drejtuar Adriatik Llallës

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqiperisë, Adriatik Lalla, nëpërmjet të cilës kërkon krijimin e një Task Force pranë Prokurorisë së Përgjithshme me objekt të vetëm  hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Letra e plotë e Ramës, drejtuar Kryeprokurorit Llalla

Ka më shumë se një javë që ka filluar fushata zgjedhore dhe që në fillim të kësaj periudhe janë hasur problematika të karakterit penal, të parashikuara këto edhe në ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Penal. Partia Socialiste e Shqipërise po konstaton gjithmonë e më shpesh problematika që po pengojnë ushtrimin lirisht të të drejtave kushtetuese të shtetasve dhe subjektet zgjedhore që garojnë në këtë proces zgjedhor dhe po përpiqet ti dokumentojë ato.

Gjithashtu, kjo gjëndje shqetësuese është pasqyruar dhe vijon te pasyrohet përditë në median e shkruar, elektronike dhe atë sociale, me fakte konkrete dhe emra konkret. Fakte të tilla si presion individual apo familjar për devijimin e votës, detyrim per të marrë pjesë në aktivitete politike, të studentëve të sistemit parauniversitar, nënpunësve të administratës publike apo dhënie e marrje premtimi për tregtimin e votes, përbejne jo vetëm një shqetësim serioz per cënimin e garimit të ndershëm, por përbëjnë vepra penale të cilat duhet të evidentohen dhe ndëshkohen nga ana Juaj.

Lidhur me sa me sipër, bazuar në kompetencat Tuaja kushtetuese dhe ligjore, Ju drejtohem me kërkesën për ndërmarrjen e masave organizative, për krijimin e një Task Force, që të ketë si objekt të sajin të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal, duke patur në vëmendje situatën e ngarkuar, në çdo aspekt të sajin, që është krijuar tashmë dhe pritet të theksohet më tej gjatë ditëve në vijim, për periudhën e fushatës zgjedhore.

Shpreh besimin dhe bindjen time të plotë, se kërkesa që po ju paraqes do të vlerësohet prej Jush me rëndësinë dhe emergjencën, që ajo ka dhe do të ketë si përgjigje realizimin e një pune serioze, krejtësisht të pavarur nga aktoret dhe faktoret politike, sikurse jeni zotuar për të bërë dhe sikurse unë personalisht dhe të gjithë shqiptarët kemi shpresën, që do te arrini të përmbushni.

0 σχόλια:

Post a Comment