Flying Angel Heart

6.04.2013

Tahiri: Seksere votash në selitë diplomatike po joshin emigrantët me bileta avioni falas

TIRANE- Kryetari i PS-se per Tiranen, deputeti Sajmir Tahiri ka denocnuar qeverine se ne bashkepunim me selite diplomatike shqiptare po joshin emigrantet me bileta falas ne kembim te nje vote per PD-ne dhe te fotografuar.

Ne nje deklarate per mediat nga selia e PS-se, Tahiri ka paralajmeruar Berishen se PS nuk do te lejoje qe asnje votues te fotografoje voten, duke shtuar se ‘sekseret e votave do te perballen me drejtesine”.

Deklarata e Tahirit

Djemtë dhe vajzat, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët e pushtetit të Saliut të në selitë diplomatike shqiptare, në bashkëpunim me kompaninë BelleAir, monopoli më spektakolar i Lul Bashës, kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët e studentët shqiptare duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën e tyre.

Sali Berisha bën mirë ta ketë të qartë se PS, unë dhe kolegët e mi, trupa e komisionerëve dhe vëzhguesve të PS, vetë mbështetësit dhe votuesit e PS, nuk do lejojnë asnjë votues të fotografojë votën.

Ndërsa ata sekserët e votave që kanë dyndur ambasadat, bëjnë mirë ta shënojnë që sot se pas 23 qershorit, iu vjen dita të bëjnë hesapet me drejtësinë për rrjepjen e parave të emigrantëve dhe për çdo veprim të paligjshëm që duke menduar se sot i bëjnë nder pushtetit të Saliut, do i hapin punë të mëdha vetes.

Sa për Belleair, aksionerët dhe drejtuesit e kësaj kompanie, përfshirjen e tyre në këtë skemë manipulimi duke vazhduar rrjepjen e parave të shqiptarëve për shkak të pozitës monopol në treg, ta kenë të sigurtë se pas 23 qershorit do çmontojmë pozita monopol duke kryer një hetim kapilar që nga çmimi i biletave deri te shërbimi ndaj klientit, pagesën e detyrimeve fiskale dhe lidhjet e saj me pushtetin, përfshirë dhe përfshirjen në skemën e dëshpëruar për të manipuluar votat..

Emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit, e kanë të qartë se një biletë falas për të takuar prindrit, nuk shpëton as ata vetë nga rrënimi i vendit të tyre, as prindrit dhe të afërmit e tyre nga varfëria dhe pasiguria, dhe as të ardhmen e fëmijëve të tyre në shqipëri.

Në Shqipërinë që ne duam të rilindim pas 23 qershorit, duke i kthyer qytetarëve më së pari lirinë për të mos qënë plaçka e rradhës që blen pushteti, duke u shitur shtrenjtë hallet që kanë prej shumë kohësh.

Sali Berisha nuk mund të blejë një biletë për 4 vjet të tjera në pushtet, me koston e lartë që i lë vendit dhe qytetarëve, këtu në shqipëri apo jashtë kufijve. Në 23 qershor do ia presim ne biletën, me çminin e drejtësisë përpara qytetarëve dhe ligjit.

Dhe përfitoj nga ky rast, për t’ju kujtuar edhe njëherë të gjithë drejtorëve të shkollave apo militantëve në administratë, në Policinë e Shtetit, që po abuzojnë me asetet publike apo duke shantazhuar qytetarët, se pas 23 qershorit do të përballen me të gjithë forcën e ligjit. Dhe ky nuk është premtim por angazhimi ynë përpara qytetarëve shqiptarë.

0 σχόλια:

Post a Comment