Flying Angel Heart

6.11.2013

“Telenovela” Mavraj, Tare përgënjeshtron tratativën

 

 

Mërgim Mavraj

Pritej dje zyrtarizmi i kalimit të Mërgim Mavrajt te Lacio, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Deri në orët e vona të mbrëmjes ka pasur mjaft lajme kontradiktore, madje dhe nga vetë protagonistët e kësaj tratative. Kështu, presidenti i Grojter Fyrthit deklaronte në mediat gjermane se ai nuk kishte marrë një ofertë zyrtare nga Lacio për kapitenin e tij, por kjo gjë analizohej nga mediat si një mënyrë që ky i fundit të mund të rrisë çmimin e mbrojtësit shqiptar. Nga ana tjetër, Mavraj në faqen e tij në facebook deklaronte në gjermanisht: “Vielen Dank für alles SpVgg Greuther Fürth! Ich hoffe, dass ich eines Tages wieder gehen”! (shumë faleminderit Grojter Fyrth. Shpresoj që të rikthehem një ditë). Ndërsa pasditen e djeshme, në një intervistë për “lalaziosiamonoi”, drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, theksonte se ai nuk kishte treguar asnjë interes për Mavrajn. “Është një mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk kemi asnjë interes për atë. Në Shqipëri, unë nuk shkoj vetëm për të parë lojtarë, por edhe për faktin se kam familje atje, ndaj prania ime në stadium ndaj Norvegjisë nuk ka lidhje me Mavrajn”, ka thënë Tare. Sakaq, duket se edhe kjo është një manovër e Lacios për të ulur vlerën e kartonit të Mavrajt, për të cilin drejtuesit e Grojter Fyrthit kërkojnë më shumë se 2 milionë euro.

0 σχόλια:

Post a Comment