Flying Angel Heart

6.05.2013

Në Itali, kapen 1,4 ton marihuanë nga Shqipëria

 

Policia e Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kanë bllokuar ditën e sotme në portin e qytetit bregdetar, plot 1.4 ton marihuanë, e cila vinte nga Shqipëria, informon Shekulli Online.

Droga u gjet brenda një kamioni, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Droga ishte fshehur brenda kamionit, dhe ishte mbuluar me rroba grash. Dyshohet se ajo vjen nga Shqipëria dhe kishte për destinacion tregun italian.

Sipas policisë italiane, sasia e marijuanës së bllokuar, kap shifrat e 14 milionë eurove. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve.

0 σχόλια:

Post a Comment