Flying Angel Heart

6.05.2013

Sherr masiv mes komshinjve për pronën me katër të plagosur, babë e bir në gjendje të rëndë

 

sherrNjë konflikt për pronën mes dy familjeje ka degjeneruar në një sherr masiv për gati 30 minuta mbrëmjen e djeshme në Përrenjas. Kështu policia locale bën me dije se Nazmi Sina 55-vjeç së bashku me djalin e tij Klajdi Sina 25-vjeç janë goditur fillimisht me sende të forta nga dy shtetas Hysen Mataj dhe Andrea Kokonozi 25 dhe 30 vjeç, të cilët janë kunetër me njëri-tjetrin pasi i kanë kundërshtuar përsa i përket pronës që pretendojnë se u takon atyre.

Pas kësaj, djali ka shkuar në banesë dhe ka marrë thikën dhe i ka qëlluar dy kunetërit në momentin kur vazhdonte të godetej pa pushim me sende të forta. Për rrjedhojë të dy kanë marrë plagë të lehta nga goditjet me thika dhe janë dërguar nga policia në spitalin e qytetit të Librazhdit,ndërsa më rëndë janë babë e bir të cilët janë dërguar në spitalin kirurgjik.

0 σχόλια:

Post a Comment