Flying Angel Heart

6.11.2013

Bllokon kartat e 185 qytetarëve, pranga specialistes në Lushnjë

 

 

LUSHNJE – Një specialiste e zyrës së ndihmës ekonomike në Bashkinë e Lushnjës është arrestuar dje nga policia pasi u mbante të bllokuara kartat e identitetit 185 qytetarëve. Burimet zyrtare të Policisë thanë se strukturat e sektorit të krimit ekonomik finalizuan operacionin e koduar “Kartat”. Ky aksion ishte ndërmarrë pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë të qytetit të Lushnjës për marrjen e kartave të tyre të identitetit. Dje Policia tha se u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Oksana Liko, 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me detyrë specialiste në zyrën e ndihmës ekonomike në rajonin nr. 2, Lushnjë. “Arrestimi i saj u bë për veprën penale ‘shpërdorim të detyrës’, pasi nga kontrolli i janë gjetur dhe sekuestruar në zyrën e saj një sasi prej 185 kartash identiteti”, tha Policia. Sipas saj, kjo shtetase kartat ua kishte marrë qytetarëve që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, me pretendimin për verifikim. Policia tha se specialistja e ka kryer këtë veprim në kundërshtim me ligjin që prej datës 06.06.2013 e deri ditën e djeshme, kur u bë arrestimi i saj në flagrancë.

0 σχόλια:

Post a Comment