Flying Angel Heart

6.06.2013

Arrestohet falsifikatori i dokumentave zyrtare

TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një 62- vjeçari i cili akuzohet për falsifikim të dokumentave zyrtare më shumë se 1 herë.

Pas një hetimi katër mujor, policia ka mundur të finalizojë aksionin e saj rreth orës 14:00 të ditës së sotme, ku në pranga ka rënë shtetasi, Ylber Huqi,  ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person, në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Sipas policisë, 62- vjeçari, i cili përdorte shtëpinë e tij në zonën e Xhamllikut, si bazë për aktivitetin e tij të paligjshëm, janë gjetur vula të ndryshme të Drejtorisë së Transportit Rrugor, vula të disa Komunave të Tiranës, dëftesa të shkollave të mesme, vërtetim të hyrje- daljeve të doganës së Durrësit, certifikata, karta identiteti ID, leje qarkullimi automjetesh ndërkombëtare si dhe formularë të paplotësuar për tituj pronësie dhe për pasuri të paluajtshme.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij u gjet edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia tha se po heton për përfshirje të personave të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa ndaj të arrestuarit është marrë masa e arrestit me burg.

0 σχόλια:

Post a Comment