Flying Angel Heart

6.07.2013

Turqia në prag të një “lufte civile”?!

Në fjalimin e tij përpara mijëra militantëve të partisë islamike AKP, Erdogani u është drejtuar protestuesve si vandalë dhe se duhet t’u japin menjëherë fund protestave.erdogani-ne-turqi

Mbështetësit e kryeministrit kanë deklaruar se janë gati të vdesin për të. Kryeministri ka folur edhe kundër artistëve, politikanëve dhe gazetarëve që i kanë dhënë zemër protestës “me gënjeshtrat e tyre të këqija”.

“I ka deklaruar luftë popullit të vet”, protestojnë në rrjetet sociale. “Tani duhet t’i trembemi një lufte civile”, shkruan një tjetër. “Është fjalimi më provokator në historinë e politikës turke”, shkruan dikush tjetër.

Ndërsa nga ana e protestuesve nuk është pritur mirë ky fjalim, ata e kanë cilësuar fjalimin e tij si një kërcënim për luftë civile.

0 σχόλια:

Post a Comment