Flying Angel Heart

6.05.2013

Makina me targa shqipetare kalon cdo limit shpejtesije ne zvicer, Vazhdojn kerkimet (video) Lexo te plote: http://albparty.com/makina-me-targa-shqipetare-kalon-cdo-limit-shpejtesije-ne-zvicer-vazhdojn-kerkimet-video/ |

speedTIRANE – Lëvizja tej normave të shpejtësisë së lejuar të një automjeti me targa shqiptare në një nga rrugët e Gjenevës në Zvicër, ka “ngritur në këmbë” autoritetet e drejtësisë së këtij vendi. Përmes një letër-porosie ata u kanë kërkuar homologëve të tyre në Shqipëri të identifikojnë zotëruesin e automjetit dhe më pas ta marrin atë në pyetje në cilësinë e të pandehurit. Por kërkesa e Drejtësisë zvicerane për kryerjen e hetimeve në Shqipëri nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës. Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, gjyqtari Arben Micko e ka rrëzuar këtë kërkesë me pretendimin se tejkalimi i shpejtësisë nuk parashikohet si vepër penale nga Kodi Penal shqiptar. Referuar vendimit, në rastin konkret kërkesa për hetime në Shqipëri ishte nga Xhandarmëria, Brigada e Trafikut Gjenevë, Zvicër, në lidhje me drejtimin tej normave të shpejtësisë së një automjeti me targa shqiptare TR66xxP, me drejtues mjeti të paidentifikuar. “Objekti i kësaj letër-porosie është identifikimi i drejtuesit të mjetit dhe pyetjen e tij në cilësinë e personit të pandehur”, citohej kërkesa e autoriteteve zvicerane. Nga ana e tyre, autoritetet zvicerane të drejtësisë po hetojnë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. “Sipas Kodit Penal shqiptar, ecja me shpejtësi tej normave të lejuara nuk përbën kundërvajtje penale, dhe në këto kushte, gjykata arrin në konkluzionin se kërkesa e bërë nga organi i akuzës duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj, pasi fakti për të cilin po procedon autoriteti i huaj, dhe konkretisht ai zviceran, kantoni Gjenevë, nuk parashikohet nga ligji shqiptar si vepër penale”, arsyetonte gjykata në vendim.

0 σχόλια:

Post a Comment