Flying Angel Heart

6.04.2013

Jona e “BB 6”: Anaidi është hipokrit, e shiti veten për para

 

Ajo ishte1 pretendente për të fituar spektaklin e madh “ Big Brother 6”, por për hirë të dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, sakrifikoi shumë edhe çmimin e madhë prej 100 milionë lekësh. Vajza e ka pritur shumë keq ndarjen nga Anaidin, i cili e ka deklaruar live ndarjen me Joanën . Ajo pretendon se kjo ndarje ka ardhur nga nëna e tij, pasi imazhi i Joanës ka krijuar impakt negativ në publik.

Gjatë një interviste ajo është shprehur se Anaidi është një hipokrit dhe e shiti veten për para.

“Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s’e kanë kuptuar. Më mirë ta kishte fituar Iliri, të paktën ishte më i sinqertë, më i drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim vendosur të ishim kundërshtarë, por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një njeri i sinqertë.

0 σχόλια:

Post a Comment