Flying Angel Heart

6.02.2013

Abrashi zgjedh Shqipërinë: I thashë jo Hitzfeld!

 

 


Amir Abrashi do të jetë e reja e radhës e kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen kundër Norvegjisë, duke u bërë një ndihmë më shumë për kuqezinjtë në sfidën e rëndësishme kundër Norvegjisë.

Mesfushori, që pak ditë më parë mori edhe shtetësinë shqiptare, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar, siç ka konfirmuar vetë ai duke bërë të ditur se një ditë më parë i kishte thënë jo Zvicrës dhe Otmar Hitzfeld në një takim që kishte pasur me këtë të fundit.

“Zhvilluam një bisedë miqësore me z. Hitzfeld. Ai më tha që po më ndiqte me vëmendje dhe unë thjesht duhej të kisha pak durim. Por unë jam i ndërgjegjshëm që në pozicionin tim te Zvicra, janë 7 lojtarë para meje”, tha 23 vjeçari për repartin ku aktivizohen futbollistë si Inler, Behrami, Xhemajli, Shvegler, Gelson, Fabian Frei dhe Salatiç.

“Ndaj kam vendosur që të luaj me Shqipërinë. Më vjen keq, por kjo është e rëndësishme edhe për karrierën time”, tha futbollisti që më në fund ka siguruar lejen nga Federata Zvicerane për të veshur fanellën kuqezi të përfaqësues shqiptare.

Mesfushori i talentuar ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Zvicrës, me të cilën ka luajtur 18 takime si dhe është shpallur nënkampion Evrope në vitin 2011. Ai ishte pjesë e kombëtares olimpike zvicerane që mori pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012 një vit më parë.

0 σχόλια:

Post a Comment