Flying Angel Heart

6.01.2013

Arbana Osmani i përgjigjet Berishës: Boll, se ma hodhe baterinë në tokë

 


Ashtu siç i ka ndodhur një pjese të mirë të shqiptarëve, edhe prezantueses së dashur Arbana Osmani, i ka mbërritur këtë javë në celular një mesazh nga kryeministri Sali Berisha, në të cilin ai kërkonte sugjerime për mandatin e ardhshëm.

 

Teksti i mesazhit të kryeministrit është ky që po sjellim më poshtë: “Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shumë, por kemi edhe shumë për të bërë.
Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 0672099410. Miqësisht Sali Berisha”. Duke qenë se mesazhet janë dërguar nga një sistem kompjuterik, ka ndodhur edhe që një personi t’i shkojë disa herë i njëjti mesazh… Dhe kjo gjë i ka ndodhur edhe prezantueses së “Big Brother” në të gjashta edicionet e tij, Arbana Osmanit, e cila, e bezdisur nga mesazhet e shpeshta, i është përgjigjur kështu mesazhit: “Ok, po jo 10 sms në minutë, se ma hodhe baterinë në tokë”. Foton e mesazhit prezantuesja e ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku dhe ka marrë komente të shumta… Arbana Osmani do të udhëheqë sot në mbrëmje finalen e madhe të “Big Brother”, nga ku do të drejtohen të gjithë sytë e shqiptarëve, për të zbuluar se cili do të jetë fituesi.

0 σχόλια:

Post a Comment