Flying Angel Heart

6.04.2013

Vrau për hakmarrje, ekstradohet nga Londra 41 vjeçari

 

 

I kërkuari për vrasje Ilirjan Zeqaj me origjinë nga Cakrani i Fierit është ekstraduar nga Londra e Anglisë në vendin tonë.

Burime960244_503283986392062_1402700338_n zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se 41 vjeçari ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit në vitin 2000 kishte  me caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Zeqaj akuzohet se në shtator të vitit 1999 më  fshatin Cakran, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë për motive hakmarrje dy persona.

Si rezultat i bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Londra, në shtator të vitit 2011 u bë arrestimi i tij në Londër me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë

0 σχόλια:

Post a Comment