Flying Angel Heart

6.02.2013

Babai i Anaidit flet për Joanën

Big Brother 6” i bëri një surprize Anaidit duke improvizuar një lojë shahu me babain e tij. Në skakierë mungonin dy mbretëreshat, të cilat erdhën pas ca momentesh: nëna e Anaidit dhe Joana, ish-konkurrentja e “BB6”.

Në rrjetet sociale u komentua gjatë qëndrimi i nënës së Anaidit, e cila e pa “gjithë inat” Joanën në momentin që ajo u rreshtua krah djalit të saj.

Prindërit e Anaidit nuk kanë treguar ndonjë dashuri të pamatë për Joanën. Një ditë më parë, babai i Anaidit dha një intervistë për “Bluetooth” ku shfaqej jo shumë dakord me zgjedhjen e djalit të tij. Po botojmë pjesë nga kjo intervistë:

Në raport me vajzat, si është Anaidi?
Edhe në raport me to është shumë i dashur. Gati me të gjitha lidhjet që ka pasur, edhe pse kanë mbaruar, ka mbajtur miqësi.
Si ju duket Joana? Jeni takuar me të?
Jo, unë nuk e kam takuar, por ime shoqe ka komunikuar me të në telefon. Nuk jap dot një mendim të qartë mbi këtë marrëdhënie, sepse për mendimin tim ajo është një lidhje tërësisht e krijuar dhe e ndikuar nga ai realitet i izoluar dhe e lindur në një gjendje të caktuar trysnie psikologjike. Është një marrëdhënie larg normalitetit, ndaj nuk mund të vlerësohet për aq kohë sa ndodh në kushte specifike. Edhe për këtë arsye, si familje nuk është se jemi shumë dakord. Por sigurisht, kjo nuk varet fare nga ne.
Është folur edhe për një lidhje dashurie që Anaidi kishte para se të hynte në shtëpinë e “BB”… Si është e vërteta?
Po, ka një vajzë me të cilën ishte i lidhur, por nuk e dimë se si e sheh ajo vajza situatën tani. Nuk kemi pasur asnjë reagim nga ana e saj, dhe as ne s’jemi përpjekur që ta kontaktojmë, sepse është diçka që nuk varet nga ne.
Prej sa kohësh ishin të lidhur?
Kishin rreth gjashtë muaj bashkë.
Ju si familje, e njihnit nga afër? Ju pëlqente si vajzë?
Po, e njihnim dhe na pëlqente jashtëzakonisht. Bashkëshortja sidomos e kishte shumë për zemër. Ishte vajzë e shkolluar, e edukuar, por edhe vajzë shtëpie. I plotësonte të gjitha kriteret që kërkon një nënë e një familje shqiptare.

0 σχόλια:

Post a Comment