Flying Angel Heart

6.02.2013

Kreu i PS zihet ngushtë për fatin e Pashalimanit

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Dukatit në Orikum, kryesocialisti është shprehur se do të heqë postbllokun që ministri i Mbrojtjes ka vënë për të hyrë në bazën e Pashalimanit, pasi sipas tij ajo u përket banorëve. “Postbllokun do ta mbajë Arben Imami, se dhe nëndetëset që luajti film dhe u bë i njohur i bëri për skrap dhe tani postblloku ka ngelur se, po të heqë postbllokun, do të shikoni që nuk ka as bazë. Kështu që mban postbllokun aty, që të thotë kemi bazë”, tha Rama. Por, i pyetur nga një tjetër banor, se ç’do të bëjë me bazën, ku tashmë aty ka një investim për ndërtimin e anijeve dhe janë ndërtuar tri anije dhe ka një kontratë, Rama u përgjigj: “Kjo çështja e anijeve është një çështje specifike, që unë nuk e njoh. E thashë se ne do t’i marrim të gjithë elementët e situatës ekzistuese dhe të gjithë elementët që na duhet të fusim në këtë territor në të gjithë vijën bregdetare për ta përfshirë detin në ekonomi dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të industrisë së detit, turizmit detar dhe kjo që ti thua, është pjesë e kësaj historie. Konkretisht nuk mund të them për këtë çështje, sepse nuk e njoh, përgjigjen do ta japin specialistët dhe ekspertët që do të bëjnë studimin e projektit”.

0 σχόλια:

Post a Comment