Flying Angel Heart

6.03.2013

Murinjo te Çelsi: Thashë “po” brenda 5 minutash!

Zhoze Murinjo është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Çelsit, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin londinez. Tekniku portugez do të mbajë konferencën e parë për shtyp vetëm të hënën e ardhshme, por sot ka dhënë prononcimin e parë si trajner i Çelsit për televizionin e këtij klubi.

“Premtoj të njëjtën gjë si në vitin 2004, por tani me ndryshimin se jam pjesë e juaja. Nuk e kam fshehur asnjëherë se në karrierën time si trajner kam pasur dy pasione të mëdha, Çelsin dhe Interit. Por Çelsi është më shumë se vetëm e rëndësishme për mua. Ishte shumë e vështirë të luaja kundër kësaj skuadre dhe fatmirësisht kjo ka ndodhur vetëm dy herë”.

“Më duhej të përgatitja veten që të mos shfaqesha shumë emocional në kthimin tim, por sigurisht që jam shumë i lumtur. Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. U takova me pronarin dhe brenda 5 minutash, pas dy pyetjeve shumë pragmatike, ne morëm menjëherë një vendim”.

“E pyeta shefin ‘A do që të kthehem përsëri?’ dhe ai më pyeti gjithashtu ‘A do të kthehesh?’. Pas dy minutash kishte mbaruar gjithçka, vendimi ishte marrë”, tregoi Murinjo se si ka pranuar ofertën e londinezëve.

Portugezi ka marrë me vete disa nga pjesëtarët e stafit që kishte te Real Madrid, të besuarit e tij Rui Faria, Silvino Louro dhe Zhoze Morais, ndërsa shpreson që bashkë me ta të ndihmojë Çelsin të fitojë trofe të tjerë. Gjatë eksperiencës së tij të parë me këtë klub në vitet 2004-2007, ai fitoi 2 tituj kampion, dy Kupa Lige, 1 Kupë FA dhe 1 Superkupë Anglie.

0 σχόλια:

Post a Comment