Flying Angel Heart

6.03.2013

Prezantohet Neimar: Erdha për të ndihmuar Mesin!

Sulmuesi brazilian Neimar është prezantuar sot zyrtarisht si blerja e re e Barcelonës. Futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe pastaj ka hedhur firmën në kontratën e tij të re pesëvjeçare, që e lidh me klubin deri në fundin e qershorit të vitit 2018.

“Jam shumë i emocionuar. Dua të ndihmoj ekipin. Kam ardhur këtu të ndihmoj Leo Mesin që të vazhdojë të jetë më i miri në botë, është një ëndërr që luaj përkrah tij”, ishin fjalët e para në stadiumin “Kamp Nou”, në shkallët e të cilit gjendeshin 56500 tifozë të pranishëm, si në një ndeshje të mirëfilltë.

Më pas, është mbajtur një konferencë për shtyp ku Neimar ka treguar edhe emocionet e tij të para dhe atë që pret nga kjo etapë e re në karrierë.

“E mbajta veten të mos qaja nga emocionet kur hyra në “Kamp Nou”. Ëndrra ime u realizua. Asnjëherë nuk më ka shqetësuar ideja të bëhem më i miri në botë. Më i miri është këtu dhe quhet Mesi, jam një nga njerëzit më me fat në botë që mund të luaj përkrah tij”, tha braziliani.

“Është shumë më e lehtë të luash futboll kur je përkrah një personi që është lojtari më i mirë në botë. Mesi shënon gjithmonë gola dhe unë dua që ta shoh të bëjë gjëra me topin, duke provuar t’i përsërit. Kristiano Ronaldo? Ai është një lojtar i madh, e respektoj dhe është një nga idhujt që marr për shembull”, tha Neimar.

Drejtuesit ë Barcelonës kanë bërë të qartë se futbollisti kishte kushtuar 57 milion euro, ku përfshiheshin edhe 10 milion eurot e dhënë parapagim që një vit më parë te Santos. Ata kanë shpjeguar se çmimi i lojtarit ishte rritur pasi në marrëveshje kishte ndërhyrë Real Madrid. Tani, për të blinduar lojtarin, i kishin vënë një klauzolë largimi prej 190 milion eurosh.

0 σχόλια:

Post a Comment