Flying Angel Heart

6.02.2013

PS paraqet projektin “Teknologjia që ëndërrojmë”

PS paraqet projektin “Teknologjia që ëndërrojmë”

 

“Teknologjia që ëndërrojmë”, është nisma më e re e Partisë Socialiste. Me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, deputetët e Partisë Socialiste u dhuruan disa tableta android fëmijëve që janë në klasën e parë. Në fjalën e tyre, deputetët Pandeli Majko dhe Milena Harito, u shprehën se pas 23 qershorit, ky projekt do të shtrihet në të gjithë vendin. “Teknologjia që ëndërrojmë” synon pajisje e të gjithë fëmijëve të klasës së parë me tableta, duke i ndihmuar ata në mësimin e gjuhëve të huaja dhe të lëndëve mësimore.

“Në qoftë se në vitin 1992, Milena do të vinte dhe do më thoshte që ky aparat celulari do të ishte pjesë e pandashme e brezit tim, unë me siguri do të tallesha. Do të thosha: Milena Harito ti nuk je në terezi”. Por, ja që unë sot jam me Milenën në Selitë për një projekt që ngjalli shumë debate kur u shpall në Konventën e Partisë Socialiste ku u prezantua programi. Të gjithë thamë se çfarë është kjo. Në fakt është një projekt ëndrre. Në fakt Milena insistoi dhe sot për fëmijët e Selitës ka sjellë vetëm një copëz të projektit të ëndrrës për një brez tjetër, për brezin e klasës së parë. Sot jemi më 1 qershor dhe mendoj se nuk ka ditë më të bukur se sa Milena Harito të na tregojë që “të ëndërrosh , aq më tepër në Selitë, nuk është e çuditshme, por do të fillojë shumë shpejt, pas datës 23 qershor”.”, tha Pandeli Majko.

Hartuesja e këtij projekti, Milena Harito, shprehet se, “kur fillova të përshkruaja këtë projekt në instancat e PS-së, Pandi ishte nga ata që qeshte. Jam shumë e lumtur që më mbështet në këtë projekt. Kjo nuk është fare një ëndërr. kjo është tashmë një realitet.”

“Është e pamundur sot që Shqipëria dixhitale të bëhet realitet vetëm me disa kompjutera nëpër shkolla, që të gjithë e dimë që ca punojnë dhe ca nuk punojnë. Nëse çdo fëmijë e ka në dorë këtë pajisje, e ka të vetën,  dhe e përdor për veten, për të mësuar dhe jo për të lozur, do të mësojë anglishten, matematikën, fizikën. Nëse fëmijët i kanë në dorë, dinë t’i përdorin vetë, mjafton vetëm që t’ua shpjegosh njëherë dhe aftësohen që nesër ta kenë mjet pune. Në këtë mënyrë Shqipëria dixhitale bëhet realitet”, tha Harito.

0 σχόλια:

Post a Comment